ShowBiz

“Pështyn dhe lëpihesh…”, degradon në ofendime debati i Rozës me Eglën!

Ditën e sotme Roza ka debatuar me Eglën, pasi e ka akuzuar se nuk ka bërë asnjë herë punë në shtëpi

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Punët e shtëpisë vazhdojnë të jenë një problem në shtëpi dhe debatet për këtë vazhdojnë. Ditën e sotme Roza ka debatuar me Eglën, pasi e ka akuzuar se nuk ka bërë asnjë herë punë në shtëpi.

Roza: Hiq papastërtinë tënde, se nuk ke prekur një punë me dorë. Nuk ke prekur një gjë me dore o shoqe, se s’po të flet njeri. Nuk po të bëj muhabete që zihesh me të gjithë edhe nuk dole në nominim dje se pasi i pështyn të gjithë dhe fillon ju lëpihesh të gjithëve me radhë, prandaj nuk del në nominim se mundohesh ta mbash mirë me të gjithë, një teori që e ka thënë dhe Jul Deda

Egla: E kështu jam unë. Ëhë.

Roza: Se nuk po të kapem në këtë gjë. Po kapem te higjena, te pastërtia, te rrëmuja që bën. Atë rrëmujë që bën shko rregulloje

Egla: Mmmm (pasthirrma)

Roza: Se po bën si… mos të them ndonjë fjalë se jemi përpara kamerave, jepi se publiku e ka të qartë çfarë deshe me thënë. Nuk ka prekur asnjë gjë me dorë. Po rri si sulltaneshë, çfarë sulltaneshe, je shumë larg sulltaneshave. / g sh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button