Milano propozon ligjin e ri për të ndaluar shitjen e akulloreve, picave dhe pijeve
Qyteti italian, Milano ka propozuar një ligj të ri për të ndaluar shitjen e akullores pas mesnate, si një shenjë ndërgjegjësimi lidhur me qetësinë publike. Për shumë pushues mund të duket ideale konsumimi i një akullore natën vonë, por kjo sipas ligjit të ri, mund të kthehet në problem për vendasit, citon Sky News.
Në projektligj që është depozituar nga qeveria lokale e qytetit, nëse miratohet, mund të ndalojë shitjen e akulloreve, picave apo dhe pijeve të ndryshme, gjatë muajtve të ardhshëm. Marco Granelli, nënkryetar i bashkisë sqaron: “Qëllimi është të kërkojmë një ekuilibër midis argëtimit, paqes dhe qetësisë së banorëve”.
Propozimi do të hyjë në fuqi nga mesi i majit dhe qytetarët kanë afat deri në fillim të majit për të apeluar dhe sugjeruar ndryshime në ligj./LIVING