“Të erdhi me banane të goja dhe të qeshte buza”/ Françeska ia thotë “troç” Heidiit: E quajte manjak por…
Modelja Françeska Murati së fundmi ka debatuar me Heidi Baçin në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Konkurrentja i tha Heidit se disa ditë pasi e quajti Liam Osmanin manjak, banorja për 3 ditë rresht ka qeshur me këtë të fundit.
“Të erdhi me banane të goja dhe të qeshte buza nga ky manjaku që ti kishe nevojë të ruheshe”– iu drjetua Françeska-Heidit, e cila u shpreh se nuk po qeshte por ishte duke debatuar me Liamin.
Sipas modeles, Baçi pas këtij veprimi e ka nxjerrë fytyrën e vërtetë, sepse ka 3 ditë që qesh me personin që e quajti “manjak”.
Françeska: E ke futur në lojë Romeon me të ruajtur.
Heidi: Unë si kam thënë gjë, madje ai më ofendoi mua
Françeska: Ke ndërruar krevatet, ke dalë jashtë në prime sepse nuk mund të rrije me Liamin, kaq manjak ishte ai. Duke u futur Lidi me të ruajtur, duke u futur Romeo me të ruajtur. Ti duke qeshur me Liamin në mes të guzhinës 3 ditë rresht, unë të kam parë vetë me Rozën
Françeska: Të erdhi me banane të goja dhe të qeshte buza nga ky manjaku që ti kishe nevojë të ruheshe
Heidi: Nuk më qesht, ne debatuam
Françeska: Ti je fallco moj Heidi. E nxore maskën për 2 sekonda. Ke 3 ditë rresht që qesh me Liamin. E ke bërë burrin e huaj të qajë te dhomë e rrëfimit
/SOT.COM.AL