Samsung po punon në telefonin e ri Galaxy S24 FE, prite të dalë në treg këtë vit
Raportimet e reja nga bota e teknologjisë flasin se Samsung është duke punuar në modelin e ri të telefonit të mençur Galaxy S24 FE, dhe se kjo pajisje do të dalë në treg këtë vit.
GalaxyClub NL pretendon se telefoni nuk do të jetë i gatshëm deri në verë, por nga Fan Edition thuhet se kjo do të ndodhë në fund të vitit, transmeton Telegrafi.
Sipas burimeve të këtyre mediave, Samsung po zhvillon projektin me emrin e koduar R12, dhe mund të konstatohet se bëhet fjalë për Galaxy S24 FE duke marrë parasysh se R11 ishte emri i koduar për Galaxy S23 FE. R10 ishte i prezantuar për Galaxy S22 FE, derisa R9 për Galaxy S21 FE.
Nëse Samsung i përmbahet planeve të vitit të kaluar, Galaxy S24 FE do të mund të lansohet në disa tregje në javët e fundit të këtij viti, kurse të zgjerohet në tregje tjera në fillim të 2025.
Siç raporton GSM Arena, telefoni është në fazën përfundimtare të zhvillimit, kështu që në muajt e ardhshëm mund të “rrjedhin” informacione tjera. /Telegrafi/