Life Style

Pse nuk ka pranuar të jetë pjesë e BBV? Rovena Dilo zbulon arsyen e pazakontë: Do ta shisja emrin tim vetëm me…

E ftuar mëngjesin e sotëm në “Aldo Morning Show”, Rovena Dilo u pyet nga një telefonues se pse nuk është bërë ende pjesë e programeve ‘reality’. Këngëtarja u pyet gjithashtu nëse do të pranonte për ndonjë shifër të caktuar.

Rovena zbuloi se ka marrë ftesa, por nuk ka pranuar pasi nuk i pëlqen që të shesë emrin e saj dhe të lidhet emri i saj me një program.

‘Unë nuk është se s’kam pasur kërkesë për të hyrë në Big Brother VIP. Po ku di unë, pyet ata që më kanë ftuar… Kërkesa ka qenë e përvitshme për të hyrë në Big Brother VIP, por unë kam zgjedhur të mos bëhem pjesë, sepse unë e dua shumë emrin dhe mbiemrin tim, pra unë jam Rovena Dilo dhe unë nuk dua kurrë të bëhem Rovena e Big Brother-it. Nuk do ta shisja këtë ose do ta shisja me 10 milionë euro që askush s’t’i jep. jo në Shqipëri, por në asnjë vend të botës, kështu që jam shumë në rregull.”

Po në Love Island? Duket se për këtë këngëtarja është totalisht kundër.

Aq më keq pastaj Love Island. Love Island është një program që… nuk e di, kaq e mirëinformuar jam unë.”

Rovena shtoi se çdokush ka momentet e tij të këqija, por është në dorën e tij t’i shfaqë në publik ose jo.

“Unë dal në skenë, këndoj dhe interpretoj, pra unë jap më të mirën, unë jap maksimumin e Rovenës për këtë publik. Pse duhet ky publik që më ka dëgjuar mua, më ka parë të këndoj “Dorëzohem”, “Rrëfimin”, “Andej tokës time”, duhet të më shohë mua në një gjellë? Unë e quaj këtë lloj… Jo duke ngrënë, por të më shohë mua në një gjellë, e thashë në kuptim metaforik, të më shohë mua në më të keqen time.”/SOT.COM.AL

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button