Bota

Përmbytet varka me 110 emigrantë në kanalin anglez, mes viktimave dhe fëmijë

Të paktën pesë emigrantë kanë humbur jetën sot gjatë tentativës për të kaluar me varkë kanalin anglez për të mbërritur ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Mes viktimave është edhe një fëmijë. Në varkë kishte rreth 110 emigrantë, sipas autoriteteve lokale të Francës Veriore.

Gazetat franceze bëjnë me dije se rreth 100 emigrantë u shpëtuan mëngjesin e sotëm nga marina ushtarake franceze.

Tragjedia me varkën e përmbytur vjen vetëm pak orë pas miratimit të projektligjit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Ruandën, që synonndalimin e kalimit të emigrantëve ilegalë me varka në kanalin anglez. / Lajmifundit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button