Life Style

“Na nxorën mes katër rrugëve!”/ Olsi Bylykut nuk i del inati, ironizon sërish produksionin e BBV dhe ‘Top Channel’: Shkuam për mirë na larguan për dy javë

Aktori i humorit, Olsi Bylyku, ka vijuar ‘thumbat’ ndaj “Big Brother VIP”, pas eliminimit të tij vetëm pas rreth dy javësh që i ishte bashkuar garës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka promovuar këngën e tij të re, ai u ka treguar me ironi ndjekësve të tij se ka mbetur pa punë, pasi mbeti në mes të 4 rrugëve pas mbylljes së Klanifornias dhe pasi e nxorën nga BBV.

 “Ikëm tek Top-i për më mirë, na nxorën për dy javë. Domethënë, na nxori populli se s’ka lidhje Top-i me atë pjesë, as produksioni…”, thotë Olsi.

Më tej, aktori ka treguar edhe një pjesë të këngës së  tij, tek dëgjohet se thotë “gjithmonë i kujtoj fjalët e babës që më thoshte ‘mos bab, mos bab, mos reago ashtu se të duhet Top-i”.

Reagimi i plotë

Isha duke e menduar pak sot, se ndoshta juve ju vjen për të qeshur. Po si përfunduam kështu ne? Me të qeshur, me të qeshur, (por) “Klanifornia” u mbyll, na lanë pa punë, parrogë, pa gjë. Mes 4 rrugëve! Si përfunduam kështu ne? Ikëm tek Top-i për më mirë, na nxorën për dy javë. Domethënë, na nxori populli se s’ka lidhje Top-i me atë pjesë, as produksioni…po hajd’, shyqyr ju kam juve. Mërziten ndonjëherë ata të shtëpisë. (Luan këngën në sfond) Gjithmonë i kujtoj fjalët e babës që më thoshte ‘mos bab, mos bab, mos reago ashtu se të duhet Top-i”, u shpreh ai dhe theksoi në mbishkrim se videoja nuk është për të qeshur.

/SOT.COM.AL

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button