Mes Meritonit dhe Eglës ndodh e pamenduara, askush nuk e priste
Në shtëpinë e “Big Brother VIP3” sot mbizotëron qetësia dhe të qeshurat pafund mes banorëve. Madje Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi kanë bërë paqe me njëri-tjetrin.
Teksa ndodheshin pranë pishinës, moderatori i ka kërkuar aktores që të kërcejnë bashkë. Egla ishte pranë tij kur Meritoni i thotë që ‘ta mësojë që të vallëzojë’.
Ceno pranoi dhe duke qeshur thoshte: “Do më mësosh ti? Brezi i vjetër me brezin e ri. Faleminderit”.
Ndërkohë kujtojmë se dy banorët kanë patur debate të shumta me njëri-tjetrin gjatë rrugëtimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Madje ata janë skualifikuar njëherë nga Vëllai i Madh për shkak të sjelljeve ndaj njëri-tjetrit, së bashku me Ilnisa Agollin.
Vëllai i Madh vendosi që t’i fuste te dhoma e bardhë, duke iu dhënë atyre mundësinë që të ishte publiku ai që do vendoste për largimin e njërit prej tyre. E ishte pikërisht Ilnisa ajo që u largua përfundimisht nga BBV3, duke hequr dorë nga çmimi i madh.
/gsh