Fansat i përmenden Besin në koncert, reagimi i papritur i Xhensilës
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku prej disa javësh janë në qendër të vëmendjes së mediave rozë
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku prej disa javësh janë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Shkak është bërë divorci i tyre menjëherë pas lindjes së fëmijës së dytë.
I pari që e ka konfirmuar ndarjen ka qenë aktori i njohur, ndërsa këngëtarja duket se reagimet e saj i ka bërë përmes këngëve që ka publikuar së fundmi.
Ndërkohë së fundmi, Xhensila është parë tejet aktive në koncerte ku herë pas here video nga skena të ndryshme bëhen virale. Sikurse dhe kjo e fundit, ku shihet këngëtarja duke perfomuar në një club.
Ndërsa këndonte këngën “Mashtruese”, një nga fansat e saj ka bërtitur emrin e Bes Kallakut.
Xhensila është kthyer dhe duke qeshur i ka thënë: “Xhelozon ë?!”./gsh