ShowBiz

Atentat këngëtarit të njohur, fituesi i “The Voice” qëllohet me armë zjarri

Këngëtari i njohur francez Kendji Girac, i cili ka fituar “The Voice” është qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Biscarrosse, në jugperëndim të Francës.

Sipas mediave të huaja gjendja e tij ishte serioze, por tani raportohet se 27-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Fillimisht u tha se ai ka qëlluar veten aksidentalisht duke përdorur një pistoletë, por autoritetet hetimore po punojnë edhe në pista të tjera.

Këngëtari nomad me origjinë cigane, fitoi sezonin e tretë të edicionit francez të talent shoë-t “The Voice” në vitin 2014. / Lajmifundit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button