Life Style

Një ndër ditët më të fuqishme të vitit, çfarë duhet të dini për datën 23 prill!

Kjo Hënë e plotë do të sjellë një çlirim të madh emocional dhe do të shkëlqejë shtigje të pashkelura më parë nga ti.

Nëse këtë javë po ndihesh pak më emocional/e se zakonisht, fajëso Hënën e plotë në Akrep! Në astrologji, Hëna e plotë konsiderohet si një ngjarje vendimtare qiellore dhe si pasojë 23 prilli është ndër ditët më të fuqishme të vitit. Kjo Hënë e plotë do të sjellë një çlirim të madh emocional dhe do të shkëlqejë shtigje të pashkelura më parë nga ti.

Duke qenë se Plutoni transformues do të ketë gisht në këtë ngjarje, është momenti të kalosh metamorfozën dhe të çlirohesh nga prangat e gjërave që nuk të shërbejnë më. Së pari, bëj një listë me gjërat të cilat do apo nuk do, të mbajnë në të shkuarën. Tregohu i/e sinqertë me veten, pasi të gjithë kemi pesha që duam t’i heqim nga supet.

Mendo se si do të jetë jeta jote dhe mos ki limitë në imagjinatën tënde. Lidhu me veten dhe rikujto se sa fuqi ke për ta ndryshuar vetë jetën dhe fatin tënd. Përdor teknika të ndryshme manifestimi, si shkrimi në një bllok, apo edhe t’i flasësh vetes para pasqyrës. Një tjetër metodë është edhe vizualizimi. Ulu në një vend të qetë dhe vizualizo me detaje jetën tënde të përsosur. Mund të marrësh edhe një kristal dhe të manifestosh në hënën e plotë. Beso në veten tënde dhe në univers! / G SH

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button