Vendi

“Më kanë terrorizuar familjen”, protestuesit e arrestuar dalin para gjykatës: Na hoqën dhe rripin e pantallonave

Kanë dalë para gjykatës protestuesit të cilët u arrestuan dy ditë më parë pas protestës që u mbajt para bashkisë së Tiranës.

Ata janë pyetur disa herë si janë trajtuar, teksa një prej tyre tha se u kanë hequr dhe rripin e pantallonave.

Ndërkohë, ai shtoi pas kafazit të xhamit se i kanë terrorizuar familjen.

“Na kanë trajtuar… edhe rripin e pantallonave na kanë hequr. Jam arrestuar nga Komisariati i Fierit, është terrorizuar familja, kam qenë në protestë si çdo qytetar, jam anëtar i kryesisë PD, jam i shkolluar jam biznesmen. Nuk kam qëlluar me molotov, pasi kam respekt për uniformën e policisë. Kërkoj drejtësi!”, tha ai.

Ndërkohë një tjetër i arrestuar tha se molotovi te bashkia u hodh nga studentë të Akademisë së Rendit.

Para togave të zeza kanë dalë Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, të akuzuar për përdorim të molotovëve të hedhur drejt godinës së bashkisë, ndërsa Franc Kaloshi, 35 vjeç, për ushtrim dhune ndaj punonjësve të policisë. Për masë sigurie ka dalë edhe Artan Muçmata, i cili u arrestua një ditë më parë.
Ata kanë mohuar akuzat duke thënë se nuk kanë ushtruar dhunë ndaj efektivëve. /vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button