“Hajdut, por me zemër”! Ktheu makinën që i kishte vjedhur çiftit të sapomartuar, bashkë dhe me fustanin e nusërisë
“Jam hajdut, por edhe unë kam një zemër”, ky është shënimi i lënë brenda një makine të vjedhur nga një çift i sapomartuar në via Zara, në Foggia.
Pas martesës së kremtuar në komunë, një çift të sapomartuarish kishin vendosur të kalonin natën në një hotel pranë stacionit hekurudhor Foggia, ku parkuan makinën, brenda së cilës ndodheshin fustani i nusërisë dhe kostumi i dhëndrit dhe djalit të çiftit.
Mirëpo në mëngjes, makina e çiftit ishte zhdukur bashkë me rrobat e tyre, të cilat do të donin t’i kishin kujtim për gjithë jetën.
Teksa rasti u denoncua në polici, ku çifti i shqetësuar rrëfeu përjetimet e ngjarjes fill pas një dite të mbushur plot me lumturi, karabinierët gjetën një makinë të braktisur pak më tutje nga vendi ku ishte parkuar makina e çiftit.
Në këtë moment polici, vuri re nga xhami i makinës së braktisur veshjet ceremoniale dhe menjëherë kuptoi se ishte makina e vjedhur në natën e së shtunës dhe të dielës së kaluar nga një çift i sapomartuar.
Në makinën e braktisur, hajduti i cili kishte vjedhur makinën dhe më pas e kishte lënë në mes të rrugës kishte edhe një shënim për çiftin: Jam hajdut por edhe unë kam një zemër. / DN