Aksidentohet nje endacak ne aksin rrugor Grabjan – 3 Urat, Lushnje
Një endacak është përplasur nga një mjet në aksin rural rrugor Grabjan – Tri urat në njësinë administrative Grabjan të bashkisë Divjakë. Endacaku Flamur Merxheku 60 vjeç mesa duket është aksidentuar nga një mjet, i cili pasi e ka përplasur është larguar nga vendngjarja. Pasi është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes 60 vjeçari ndodhet jashte rrezikut për jetën pasi ka marrë ndihmën mjekësore. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se mjeti që ka përplasur Merxhekun është tip furgoni,pasi në vendngjarje është gjetur një pasqyrë që mund të çojë në zbulimin e mjetit. Policia ka nisur që të kqyri dhe kamerat e bizneseve në itinerarin që ka përshkruar mjeti për të hedhur dritë dhe për t’a identifikuar.