Bota

Serbi/ Bomba 1 ton e NATO-s çaktivizohet në Nish

Një bombë 1 ton e mbetur nga bombardimet e NATO-s në Republikën Federale të Jugosllavisë në vitin 1999 është zhvendosur në mënyrë të sigurtë nga qyteti serb i Nishit.

Bomba u gjet në një kantier ndërtimi në Parkun e Shkencave dhe Teknologjisë në Nish gjatë punës së rinovimit.

Autoritetet janë mobilizuar dhe mëngjesin e sotëm është evakuuar e gjithë popullata përreth parkut. Bomba u çaktivizua nga piroteknikë dhe u transportua me kamion jashtë qytetit.

Siç njofton MPB-ja e Serbisë, bëhet fjalë për një bombë 1000 kg, me 430 kg lëndë shpërthyese. Bomba do të shkatërrohet nga një shpërthim artificial nëntokësor, në një zonë të kontrolluar, thuhet në njoftim. Njëkohësisht ftohen të gjithë banorët e zonës të kthehen në banesat e tyre.

“Kjo është një nga bombat më të mëdha që kemi çaktivizuar deri më sot. Është një armë e fuqishme vdekjeprurëse”, tha Luka Caushić, Ndihmës Sekretari i Brendshëm dhe kreu i Departamentit të Menaxhimit të Emergjencave./vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button