Përplasja me Monika Kryemadhin, në kuadër të lojës? Meta s’e mban të qeshurën: Nuk ka asnjë…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar dhe deklaratat e bëra ndaj Monika Kryemadhit, bashkëshortes së tij, nëse janë lojë apo të vërteta.
Ai tha se për të nuk ka asnjë lojë, ose loja është e hapur.
Gazetari: Z. Meta duke qenë se dihet tashmë se historitë dashuri-urrejtje shesin shumë, kanë klikime dhe bëjnë bujë, a mos përplasja juaj me znj. Kryemadhi është në kuadër të lojës?
Meta: Ju niseni nga filmi; Operacioni i zjarrit, apo keni të dhënë nga grupi i zjarrit.
Të gjitha këto ndryshime që po bën Ilir Meta dhe nga PL, nuk ka asnjë lojë.
Ose loja është e hapur.
Unë Ilir Meta, kandidat për president të PL, kam një program të qartë me 5 prioritete për 4 mln shqiptarë plus.
Kam një ekip të qartë.
Në planin financiar, se do pyesin qytetarët, se ku do të gjenden paratë, kam ekonomistin më të mirë, që është Petraq Milo./OraNews