“Lufta” teknologjike po përshkallëzohet
Gjiganti amerikan i teknologjisë Apple njoftoi të premten se po heq aplikacionet ËhatsApp dhe Threads nga App Store dixhital në Kinë, në një përshkallëzim të luftës teknologjike që ka shpërthyer midis dy vendeve.
Prodhuesi i iPhone tha se Administrata e Hapësirës Kibernetike, ishte ai që kërkoi që ËhatsApp dhe Threads të hiqeshin nga App Store për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare.
Apple shpjegoi se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të binte dakord.
Ne jemi të detyruar të ndjekim ligjet e vendeve në të cilat operojmë, edhe nëse nuk pajtohemi me to.
Një person i pyetur për këtë çështje u përgjigj se qeveria kineze zbuloi se dy aplikacionet përmbanin përmbajtje që sulmonte presidentin e vendit dhe sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste Kineze, Xi Jinping dhe shkelte ligjet e vendit për sigurinë kibernetike.
I njëjti person nuk pranoi të jepte detaje rreth përmbajtjes specifike.
Disa aplikacione të tjera globale të mesazheve janë tërhequr gjithashtu nga App Store kinez i Apple, duke përfshirë Signal me bazë në SHBA dhe Telegramin e famshëm të prodhuar në Rusi dhe me bazë në Dubai.
Veprimet e njëanshme të fundit kanë nxitur Apple dhe Meta në një “luftë” gjithnjë në përshkallëzim midis gjigantëve të teknologjisë të Kinës dhe SHBA.
Përveç kësaj, pikërisht tani, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së po përgatit një rezolutë që mund të detyrojë kompaninë kineze ByteDance ose të shesë platformën popullore TikTok ose ta tërheqë atë nga tregu amerikan.
Kongresmenët dhe senatorët amerikanë kanë argumentuar se instrumenti në fjalë është një rrezik për sigurinë kombëtare për shkak të lidhjeve të tij me Kinën.
Nga ana e tyre, zyrtarët e qeverisë kineze kanë dënuar ashpër shitjen e detyruar të TikTok.
Shtëpia e Bardhë gjithashtu kohët e fundit ka kërkuar të kufizojë aksesin e Pekinit në teknologjitë e avancuara që mund të përdoren në luftë, si dhe të zgjerojë kontrollin mbi dollarët e përdorur për të financuar zhvillimin e një teknologjie të tillë brenda kufijve kinezë.
Nga ana tjetër, Kina ka bllokuar prej kohësh përdorimin e uebsajteve amerikane si Facebook dhe Instagram nga qytetarët e saj, duke përdorur një sistem kompleks të quajtur The Great Fireëall.
Megjithëse WhatsApp, një nga platformat më të njohura të mesazheve private, dhe Threads ishin të ligjshëm në vend, megjithatë përdorimi i tyre ishte i kufizuar.
Për shembull, WhatsApp është shkarkuar 15 milionë herë në iPhone që kur u lançua në 2017, ndërsa Threads ka 470,000 përdorues, sipas Appfigures./abcnews.al