Ka parë UFO? Çiljeta rrëfen historinë e frikshme: Pashë drita të kuqe që rrotulloheshin…
Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka treguar një histori personale, që e ka trembur më shumë dhe i ka ngelur në kujtesë.
Edhe pse thekson që nuk beson në UFO, ajo shton se vite më parë, teksa ka qenë duke lëvizur me makinë natën, ka parë disa drita të kuqe që lëviznin, duke mos kuptuar se çfarë ishin.
Ajo shton se u tremb aq shumë dhe trupi i dridhej, aq sa nuk drejtonte dot as makinën. Në atë kohë thotë Çiljeta, në lajme jepeshin kronika që jepnin dyshime për diçka të çuditshme.
“Shoh përballë një dritë të kuqe dhe duke udhëtuar mendoja që s’kam parë ndonjëherë aviona këtej. Ishte dritë që nuk pulsonte, rrinte gjithë kohën ndezur. Mendoja që s’ka as male. Ec unë, ec dhe drita dhe pash pastaj që ndaloj dhe filloj drita rrumbullak.
Kam pasur edhe Audin me kambio manuale dhe nuk shtypja dot freksionin se dridhesha. Para një jave, kishte dhënë në lajme që gjenden në Levan të Fierit bari i djegur në formë rrethore, por unë kam parë vetëm dritat e kuqe që rrotulloheshin. Unë nuk besoj vetë në UFO, por…”, ka thënë Çiljeta.