Eli Fara surprizohet nga njeriu i veçantë: Mendoja se më kishin mbaruar lotët…
Kujtojmë se dy miket e Eli Farës, këngëtarja Aurela Gace dhe valltarja Kostanca e kanë emocionuar këngëtaren me një videomesazh shumë të ndjerë.
Këngëtarja Eli Fara ka qenë e ftuar ditën e sotme në “Muzikë kur dëgjoj’, tek E Diell teksa surprizat e përgatitura për të kanë bërë që këngëtarja të përlotet.
Të ftuar nga miqtë e shumtë të përzgjedhur, të cilët kanë surprizuar Eli Farën kanë qenë:
Josif Minga, Kompozitor
Bruno Pollogati, Këngëtar, Revolt “Klan”
Febi Shkurti, Këngëtar, Revolt “Klan”
Anduel Kovaçi, Këngëtar
Mimoza Shaholli, Këngëtare
Shpesh herë mendoj se më kanë mbatuar lotët por ja që ndodh prapë. Faleminderit, ky është vend i surprizave ku më përballët me gjithë jetën time, me miqtë e mirë. Nuk jemi thjeshtë shoqe, jemi një familje që ndajmë hallet bashkë.”– ka thënë Eli Fara teksa ka dëgjuar mesazhin e dy shoqeve të saj.
Kujtojmë se dy miket e Eli Farës, këngëtarja Aurela Gace dhe valltarja Kostanca e kanë emocionuar këngëtaren me një videomesazh shumë të ndjerë.
Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka.
/gsh