Doli e dyta në “Grande Fratello”, vjen në shtëpi Beatrice Luzzi surprizë për Heidin
Beatrice Luzzi, ish-banorja e “Grande Fratello” e cila doli në vendin e dytë të këtij sezoni, vjen në Big Brother Albania VIP 3 për një surprizë për shoqen e saj, Heidi. Përpara se të futej në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Beatrice u takua me Ledionin në studio, ku iu përgjigj disa pyetjeve.
Ledioni: Është përfolur që do jesh opinioniste në “Grande Fratello” ose në “Isola dei Famosi”.
Beatrice: Opinioniste në “Isole dei Famosi” jo. Opinioniste në “Grande Fratello” do më pëlqente, por akoma nuk ka asgjë konkrete.
Ledioni: Ti me Heidin ke pasur një raport, por raportin mes heidit dhe Maisimilianos, si e shikon kohë më vonë me ngjarjen që ndodhi ashtu siç ndodhi?
Beatrice: Heidi është një person i rrallë, që nuk kishte nevojë të dukej. Kishte një siguri të vetën. Tregonte shumë sensualitet dhe ka qenë një personazh dhe një humbje shumë e madhe dalja e saj. Si ajo dhe unë kemi pasur të përbashkët presionin që Masimiliano na bëri në aspekte të ndryshme. Në momentin që ajo doli nga shtëpia, u përpoqa ta përkrah në aq pak sa më lejoi Masimiliano.
Ledioni: Ajo erdhi në Big Brother-in shqiptar dhe krijoi një marrëdhënie dashurie që deri tani ka shkuar mirë. Si e shikon atë?
Beatrice: E di dhe jam shumë e lumtur për këtë. Ajo ta mbrojë këtë gjë, ndonëjehë dhe nga vetja e saj./OraNews