BBV – Live nga Shtëpia/ Romeo dhe Heidi së shpejti prindër?!
I pyetur nga Meritoni nëse do të ishte në planet e tij të bëhej baba së shpejti, Romeo Veshaj u përgjigj…
Në Top Albania Radio po vijon transmetimi i ‘Big Brother Live nga Shtëpia’, që do t’ju bëjë shoqëri deri në 18:00, një emision radiofonik nga shtëpia më e famshme në vend. Personazhet më të komentuar rivihen në rolet e prezantuesve e të ftuarve, me plot të papritura dhe emocione.
I pyetur nga Meriton Mjekiqi nëse do të ishte në planet e tij të bëhej baba së shpejti, Romeo Veshaj u përgjigj:
Po vallaj po plako. As nuk do të vonohem fare. Po fare. Më vdekshin të gjithë. Fare. Vallaj po. Me dëshirën e Zotit lart, 29 mbush tani unë. 30 vjeç me bebe.
Meritoni, më tej, shtoi:
Si Bardhi. Dy prindërit i ke mirë. Mario mirë është. Ti je mirë. Me punë je mirë. Me gjithçka je mirë.
Për ta mbyllur, ata u shprehën
Romeo: Sa frikë kam. Çfarë nuk bën vaki…Unë dua gocë.
Meriton: Edhe unë me qejf e kisha një gocë.
Romeo: Gocat janë për baballarët.
Meriton: Po, edhe djali.
Romeo: Shiko, ne erdhëm këtu harrakat, edhe shiko si po dalim tani. Po flasim për fëmijët./TAR