BotaTech

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Gara e parë midis një piloti njerëzor dhe në aeroplani luftarak me Al është mbajtur në Kaliforni, ka njoftuar ushtria amerikane.

Bëhet e ditur se çifti i aeroplanëve luftarak fluturuan mbi bazën e Forcave Ajrore Edwards me një shpejtësi deri në 1931 km/h.

Njëri drejtohej nga një pilot njerëzor, ndërsa tjetri ishte version i modifikuar me Al i F16, shkruanskynews.

Testi u krye nga Agjencia e Projekteve të Kërkimit të Avancuar të Mbrojtjes (DARPA), e cila është pjesë e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së.

“Rezultati përfaqëson një moment transformues në historinë e hapësirës ajrore”, tha DARPA në një deklaratë duke mos e zbuluar se cili aeroplan e fitoi garën.

Potenciali për luftime autonome ka qenë i imagjinueshëm për dekada, por realiteti ka qenë ëndërr e largët deri më tani”, tha Sekretari i Forcave Ajrore, Frank Kendall. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button