Saraçi: Protesta më e vogël se korrupsioni në bashkinë Tiranë, kërkohet reagim edhe më i fortë
ftuar në Ora News, kryeredaktori i Syri TV, Romir Saraçi u shpreh se ishte protestë më e vogël se korrupsioni në bashkinë e Tiranës.
Ai shtoi se nuk duhet pritur që këta zyrtarë do të largohen nga protestat, pavarësisht sa të korruptuarve që janë pas hekurave.
Saraçi:Ishte protestë më e vogël se korrupsioni në bashki. Denoncimet dhe ato që kanë ndodhur dhe po hetohen nga SPAK, apo me keqadministrimin e besimin e qytetarëve, kërkon reagim edhe më të fortë. Duket se nervi qytetar është vrarë dhe nuk ekziston më. Ajo që ndodhi te bashkia ishte diçka e bukur, por nuk mjafton.
Mos prisni që këta zyrtarë do të largohen nga protestat, pavarësisht sa të korruptuare janë. Këto janë mjete presioni që të kuptojnë se ka pakënaqësi në popull. Nuk i largojnë qytetarët me protesta, por t’i vënë nën presion mos vjedhin./OraNews