ShowBiz

Përplasje mes Xhesikës dhe Baby G: Nuk më jep dot urdhër, ti s’duhet të jesh as këngëtare!

Xhesika dhe Baby G janë përfshirë në një debat së bashku.

Të dyja fermerëve i’u ishte dhënë detyurë të përgatisnin drekën. Baby G është shprehur se nuk do të punoj me Xhesikën, kaq mjaftoi që mes dyshes të ngriheshin tonet.

Pjesë nga biseda:

Baby G: Jo, nuk kam çfarë të sqaroj, nuk dua hiç të flas me ty dhe ti mos të flasësh me mua

Xhesika: Me mua? Çfarë të bëra unë? A mund ta di? Nuk po pyes a flet a jo ti me mua

Baby G: Nuk e di, unë nuk jam bosi jot, as më jep as të jap urdhër

Xhesika: S’do punosh domethënë?

Baby G: Është puna ime a kam për të punuar apo jo

Xhesika: Jo moj, se jemi bashkë, kemi përgjegjësi

Baby G: Nuk t’a tregoj përgjigjen

Xhesika: Unë me bukë, kjo me gurë. Po vazhdo moj. Shko moj Baby G se s’ta kam borxh fare

Baby G: Jeni krejt fallso

Xhesika: Moj unë nuk vdiqa për ty, nuk të dashuroj ty

Baby G: Po, se mua shumë më plas se nuk më dashuron ti

Xhesika: Mos ma lodh kokën se s;të bëra asgjë. Mirë të zgjova, mirë të trajtova, aman të keqen se nuk e kam as për detyrë

Baby G: Po flet shumë, mos na fol kaq shumë

Xhesika: Jemi në kuzhinë të dyja, mund t’a kishim bërë të funksiononte

Baby G: Shumë mendjemadhe je

Xhesika: Qenke karikuar, vazhdo. Mbylle këtë muhabet se po e tepron!

Baby G: Ti s’duhet të jesh këngëtare, ti je aktore, ti aktron

Xhesika: Shko se le nam moj Baby G. /vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button