“I bën gjërat për sy e faqe”, debate mes Xhesikës dhe Artemisës: Mos qëndro më me mua!
Artemisa dhe Xhesika janë përfshirë në disa debate.
Teksa u rrëfye në plevicë, Artemisa tha se Xhesika i bën gjërat për sy e faqe, deklaratë kjo që e preku Xhesikën.
Këngëtarja tha se dhe ajo ka momentet e saj ku dëshiron të qëndrojë vetëm dhe nëse dikush nuk e kupton këtë, ky është një problem për të tjerët.
Pjesë nga biseda:
Xhesika: Ata që më njohin e dinë që unë nuk i bëj gjërat sa për sy e faqe. Nuk jam njeriu më politikisht korrekt në planetin tokë, kush më do më do. Nuk jam njeriu më perfekt, kam dhe unë momentet e mia dhe ja kam thënë dhe Artemisës. Jo se i bëj gjërat për sy e faqe. Kam momentin tim, nuk kam gjë me ty, kur më pyet disa herë patjetër që do kem tonin më të lartë, kjo s’do të thotë se unë i bëj gjërat për sy e faqe.
Artemisa: Unë të pyes se shqetësohem për ty.
Xhesika: Kam dhe unë momentet e mia dhe kam barrierat e mia. Nuk më pëlqen mënyra sesi e trajtove këtë akuzë sepse nuk është akuzë por është opinion i saj. Nuk ka lidhje situata e Florit dhe Artemisës. Në momentin e mia kur nuk ndjehem mirë krijoj një distancë.
Artemisa; E ke bërë dy herë këtë gjë me mua, më pas erdhe kërkove falje se të tha Egzoni.
Xhesika: Të kërkova falje se më tha egzoni? Unë kam procesim tim, Egzoni u bë shkas të vija të flisja atë nate, por nëse Egzoni nuk do të fliste, do të vija të nesërmen.
Artemisa: Po të bëj pyetjen që të kam bër dhe herën e kaluar, çfarë ndryshimi do të kishte?
Xhesika: Kjo jam unë, ky është procesi im, nëse se kupton largohu.
Artemisa: Jam larguar nga ty.
Xhesika: Në rregull.
Artemisa: Jam mërzitur se mendoja se do të krijonim shoqëri. /vizionplus.tv