Gjendet telefon në burgun e Drenovës, izolohet i dënuari
Një telefon është gjetur në ambientet e brendshme e burgut të Drenovës.
Burime thanë se telefoni është kapur në sektorin e paraburgimit të këtij institucioni gjatë një kontrolli të ushtruar nga drejtoria e burgut të Drenovës në bashkëpunim me sektorin e policisë, të cilët pasi kanë marrë informacion kanë ushtruar kontroll në dy prej dhomave të dyshuara.
Gjatë këtij kontrolli të paraburgosurit F.A. rreth të 30-ave i është gjetur një telefon i markës “IPhone”.
Pas konstatimit të telefonit i paraburogusuri është izoluar ndërkohë që çështja i ka kaluar për shqyrtim prokurorisë së Korçës por edhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm për hetime të mëtejshme për të mësuar rrethanat e futjes së telefonit në ambientet e paraburgimit.
Vetëm pak ditë më parë nga ana e kësaj drejtorie është gjetur një sasi lënde narkotike në njërin prej familjarëve të një të shoqëruar në dhomat e paraburgimit. /vizionplus.tv