Lajme

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra

Reshjet e shiut kanë rritur nivelin e liqenit në basenin më të madh ujëmbledhës në kaskadën e Drinit ku ka arritur në 292.54 metra nga 287.33 metra që ishte në javën e parë të muajit prill.

Prurjet në Fierzë janë 180 metër/kub në sekondë, ndërsa në javën e parë të prillit  ishin 140 metër kub në sekondë, duke pësuar një rritje të prurjeve.

Këto shifra tregojnë se që nga dita e parë e reshjeve të shiut, niveli i ujit në liqenin e Fierzës është rritur me më shumë se 5  metra.

Niveli maksimal i liqenit është 296 metra. Për të arritur këtë shifër, basenit më të madh i duhen edhe 4 metra. 

Përkundër sasisë së reshjeve të ditëve të fundit dhe rritjes së prurjeve hidrocentrali i Fierzës, vijon të mos podhrojë energji me qëllim ruajtjen e rezervave ujore. Aktualisht të katër trurbinat nuk janë në punë behet e ditur nga salla operative e Hidocentralit të Fierzës./Shqiptarja.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button