Modeli i Instagram mbytet kur bie në rezervuar teksa filmonte videon për fansat
Policia tha se po heton për vdekjen ‘e dyshimtë’ të një komentatori të njohur në rrjetet sociale i cili në një rezervuar teksa filmonte një nga videot e tij që ndiqeshin nga mijëra shikues.
20-vjeçari Diego Kaua Oliveira Santos, ra aksidentalisht në liqenin Salto Grande në shtetin qendror brazilian Americana ku ai kishte shkuar me miqtë e tij.
Ylli i rrjeteve sociale që kishte më shumë se 128,000 ndjekës në Instagram, ra në rezervuar të martën dhe nuk arriti dot të dilte i gjallë.
Miqtë e tij kishin tentuar ta ndihmonin por thanë se ishte marrë nga uji, njoftonin mediat lokale. MC Diegun Md, siç njihej i ndjeri për fansat e tij, kishte premtuar më herët për fansat se ‘do t’u jepte diçka live’ gjatë vizitës në liqenin artificial.
Një zëdhënës i policisë braziliane tha: “Dëshmitarët që ishin aty thanë se ishin përpjekur ta ndihmonin por pa sukses. Ata njoftuan më pas zjarrfikësat por ishte tepër vonë. Vdekja është regjistruar si e dyshimtë dhe kemi kërkuar analiza të ekspertëve për të hetuar atë që ka ndodhur”.
Policia shtonte se Diego ishte duke filmuar video për rrjetet sociale para se të ndodhte tragjedia.
Momente para ngjarjes, blogeri kishte postuar në rrjet foto teksa shijonte fryte palmash akai me miqtë e tij, teksa shtonte se së shpejti do të shfaqej ‘live’.
Vëllai i Diego miro aksesin e llogarisë së Instagram disa orë pas tragjedisë, për të falënderuar fansat për mbështetjen.
“Mirëmbrëma ju që ishit fansa të Diego. Unë që flas jam i vëllai. Sa morëm lajmin se ai ra në liqen dhe nuk doli më. Pas disa orësh ata gjetën trupin … vëllai im ka vdekur. Falemnderit për mbështetjen që i keni dhënë”.
Diego njihej për punën e tij si këngëtar e kompozitor.
Ai shpërndante video të kompozimeve të tij në Instagram së bashku me foto të jetës së përditshme me miqtë e familjarët, duke tërhequr shumë fansa online./OraNews