Lajme

Mbyllet protesta, policia nis grumbullimin e provave për molotovët dhe flakadanët që ndezën Bashkinë e Tiranës 

Është agravuar protesta para bashkisë së Tiranës. Duke kërkuar largimin e kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, protestuesit kanë hedhur molotov dhe flakadanë te dera e institucionit.

Policët janë përpjekur të shuajnë flakët me bombola për shuarjen e flakëve.

Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.

Dhe me të mbaruara protesta, në vendngjarje kanë zbarkuar ekspertët e kriminalistikës për të bërë fotografimin e pasojave dhe mbledhjen e provave për ndonjë arrestim të mundshëm të protestuesve që i vunë flakën godinës së Bashkisë së Tiranës./oranews.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button