Bota
Rikthehet “makthi” i tërmetit në Turqi, pamje nga momenti i lëkundjeve sizmike
Tërmeti i magnitudës 5.6 Rihter që goditi Turqinë pasditen e kësaj të enjteje shkaktoi panik te banorët.
Lëkundjet e tërmetit u regjistraun në rajonin e Tokatit, ndërsa thellësia ishte 5.99 kilometra, duke e bërë tërmetin mjaft të ndjeshëm për qytetarët turq.
Ndërkaq mediat vendase kanë publikuar pamje nga momenti i tërmetit.
Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme.
Kujtojmë se shkurtin e vitit të kaluar Turqia u godit nga një tërmet katastrofik, ku u regjistruan mijëra të vdekur dhe dëme të mëdha materiale./vizzionplus.tv/