ShowBiz
“Ferma VIP”, nis dita për fermerët, çfarë e pret grupin e kuq?
Mëngjesi i sotëm për fermerët ka nisur nga rënia e gongut. Me rënien e gongut të gjithë pjestarët e grupit të kuq duhet të zgjohen e të jenë gati për sfidat nga Agai si dhe të kujdesen për kafshët.
Valeri, Flori dhe Renisi ishin të parët që ishin zgjuar në fermë. Menjëherë djemtë kanë shkuar të zgjojnë edhe pjestarët e tjerë të grupit.
Grupi i kuq përbëhet nga Valer Kolnikaj, Ditea Berisha, Florian Agalliu, Gledis Gegaj, Xhesika Polo, Baby G , Renis Gjoka dhe Gloria Meshi./vizionplus.tv/