ShowBiz

Do një pajtim me Romeon?”, ja si përgjigjet Meritoni

Ditën e sotme, teksa Meritoni dhe Françeska kanë qenë së bashku në oborr, kjo e fundit e ka pyetur Meritonin nëse do donte që të pajtohej me Romeon.

Romeo dhe Meritoni prej kohësh tashmë janë kthyer në armiq brenda lojës së “Big Brother Vip 3”. Ndërkohë që para se të bëheshin pjesë e formatit ishin të afërt me njëri-tjetrit, mesa duke marrëdhënia mes tyre nuk ka vijuar njësoj.

Ditën e sotme, teksa Meritoni dhe Françeska kanë qenë së bashku në oborr, kjo e fundit e ka pyetur Meritonin nëse do donte që të pajtohej me Romeon. Sipas tij, nuk është aspak problem, nëse gjakërat qetësohen, do të pajtohej, pasi në fund të fundit, secili ka dhënë mendimin e vetë për një situatë të caktuar.

Pjesë nga biseda në oborr:

Françeska: A do ti të pajtohesh me Romeon?

Meritoni: Nuk ka të bëjë me pajtesën.

Françeska: Unë po të pyes si Françeska, shoqëri midis nesh, jo për lojë. Do të pajtohesh?

Meritoni: Në momentin që ulen gjakërat, nuk kam pse të diskutoj.

Françeska: Ashtu është, s’ke pse i bie kot.

Meritoni: Unë kam dhënë një mendim, ai ka dhënë një mendim, ndoshta ka qenë një mendim i njëjtë, ata e kanë marrë sikur po luajmë bashkë, a kupton? Janë ulur gjakërat në këtë shtëpi, siç ndodhi më heret, ditën e festës së beqarisë, me Eglën që pastaj erdhi më drejtoi gishtin si përndjekës. A e kupton? Ulen gjakërat, unë kam patur disa mendime, ai ka patur disa mendime të veta dhe ka menduar se po luajmë ping-pong.

Françeska: Unë thashë, nëse pajtohen të dy sepse i intereson në një pikë ë lojës t’i bien Julit, është e drejtë sepse kanë të njëjtin kundërshtarë dhe jo se janë bërë bashkë. E zëmë se ai e ka kundërshtar Julin dhe qëllon se edhe ti e ke kundërshtar Julin, nuk do të thotë se jeni bërë bashkë si shokë por thjeshtë rastësi.

/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button