Life Style

Vajza martohet në spital në mënyrë që babai ta shohë para se të ndërronte jetë!

Ajo dëshironte të atin e saj pranë kur të vinte momenti emocionues i dasmës.

Kur ishte e vogël, Elizabeth Linde nga Nju Jorku nuk kishte ëndërruar kurrë një martesë përrallash me një karrocë dhe një fustan nusërie por ajo që ajo dinte ishte se do të dëshironte të atin e saj pranë kur të vinte ky moment emocionues. Kur babai Stewart u dërgua me nxitim në Qendrën e Kancerit Memorial Sloan Kettering, i diagnostikuar me mesothelioma malinje, vetëm disa ditë përpara martesës së saj të planifikuar më 4 qershor 2023, vendimi ishte një rrugë e njëanshme për të.

Ajo anuloi të gjitha rezervimet që kishte bërë për ceremoninë dhe u martua në dhomën e spitalit të babait të saj më 3 qershor. Stewart Linde ndërroi jetë dy ditë më vonë dhe vajza e tij thotë sot se nuk mund ta imagjinonte ditën e saj të dasmës pa njeriun që e konsideron shpëtimtarin e saj, pasi e ndihmoi të largohej nga droga. Disa muaj pasi humbi të atin, 31-vjeçarja postoi viden emocionuese në llogarinë e saj në TikTok. Pamjet nga spitali u bënë virale.

Duke folur për New York Post, Elizabeth e përshkroi përvojën e saj të dasmës si diçka surreale.

Unë mbaja duart e babait tim. I thashë sa shumë e dua dhe e falënderova për atë që kishte bërë për mua dhe burrin tim.

Sipas 31-vjeçares, prindërit e saj ishin personat që e ndihmuan atë dhe bashkëshortin e saj të droguar të fillonin një jetë të re.

Ata na morën me vete në shtëpi, më inkurajuan të studioja për infermierinë dhe të merrja certifikatën time. Babai im kujdesej gjithmonë që djali im të kishte një jetë të mirë.

Një ditë para se babai i saj të vdiste, ajo dhe bashkëshorti i saj Devin bënë një gjest tjetër për të treguar mirënjohjen e tyre

Babai im kishte tre vajza dhe gjithmonë donte një djalë që ta mbante të gjallë mbiemrin. Kështu që më 4 qershor kërkuam lejen e tij për të marrë mbiemrin ‘Linde’ që djali im të merrte këtë rol.

Edhe pse një mjedis spitalor sigurisht nuk është ideal për një martesë romantike, Linde beson sot se gjërat shkuan pikërisht ashtu siç duhej.

/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button