Sport

Mbrëmje magjike në Champions, PSG dhe Dortmund përmbysin gjigandët e Spanjës, sigurojnë gjysmëfinalen

PSG ka arritur të fitojë në transfertë ndaj Barcelonës me shifrat 1-4, duke çuar kështu rezultatin e përgjithshëm 4-6 dhe siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Champions League.

Të parët që kaluan në avantazh ishin spanjollët, me Raphinha që shënoi në portën e francezve. Më pas, ka qenë Dembele i cili ka barazuar shifrat në minutën e 40’.

Në pjesën e dytë, PSG ishte përsëri protagonist me Vitinha në minutën e 54’. Duke përfituar me një lojtar më pak të Barcelonës, PSG shënoi edhe golin e tretë me anë të Mbappe me anë të një penalltie.

Në përfundim të sfidës, ishte përsëri Mbappe që ndëshkoi Barçën. Me këtë rezultat, PSG ka arritur të përmbysë shifrat e përgjithshme dhe kështu shkon në gjysmëfinale.

Në ndeshjen tjetër, mbrëmje spektakolare në “Signal Iduna Park”, ku u shënuan plot 6 gola.

Borussia Dortmund arriti të përmbyste rezultatin e duelit të parë, teksa mposhti Atletikon e Madridit në kthim me rezultatin 4-2, duke u kualifikuar për në raundin gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve.

Spanjollët e Simeones, nuk mundën dot të menaxhonin suksesin 2-1 në duelin e parë në shtëpi, teksa iu dorëzuan verdhezinjve në Gjermani.

Pjesa e parë e duelit të sotëm përfundoi me rezultatin 2-0, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, spanjollët tentuan të reagonin duke vendosur baraspeshën në minutat 49 dhe 64, ndërkohë minutat e mbetura të sfidës folën sërish për Dortmundin që shënoi edhe 2 gola të tjerë me Fulkrug dhe Sabicer duke “vulosur” kualifikimin./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button