CHARLIE CHAPLIN: NUK NDIEJMË SA DUHET… NA MUNGON NJERËZILLËKU…
Nga: Charlie Chaplin
“…Secili prej nesh ka vendin e tij në tokë, e natyra është e pasur, ajo mund t’i ushqejë të gjitha qeniet njerëzore. Të gjithë mund të kemi një jetë të bukur dhe të lirë, por këto i harrojmë.
Lakmia e ka helmuar shpirtin e njeriut, e ka bllokuar botën me urrejtje, na ka bërë të biem në gropë të varfërisë e në rrëketë e gjakut. Edhe shpejtësinë që e zhvilluam, e zhvilluam për t’u mbytur ne vetë. Makineritë që i kemi me bollëk, na kanë lënë në batakun e pakënaqësive.
Dija na bëri të ktheheshim në cinikë.
Jemi kthyer në jonjerëzorë, me ndihmën e forcës së inteligjencës: mendojmë shumë dhe nuk ndiejmë sa duhet. Jemi mekanizuar shumë, e na mungon njerëzillëku. Jemi shkolluar shumë, por na mungon zemërbutësia dhe mirësjellja. Pa këto cilësi njerëzore, jeta s’është veçse dhunë dhe gjithçka është e humbur...”/ObserverKult