Life Style

Rinisin xhirimet e telenovelës “Njerëz dhe fate”!

Njerëz dhe Fate” ka rinisur xhirimet dhe së shpejti do të vijë pranë publikut shqiptar me seritë e reja. Lajmi është bërë i ditur nga aktori  Arben Derhemi me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram.

Në videon që ka publikuar aktori shpreh falënderimit për të gjithë ata, që kanë kontribuar për realizimin e kësaj telenovele. “I hymë detit në këmbë dhe do ta çojmë deri në fund..flm të gjithë mbështetësve”, ka shkruar ai.

Më herët Arben Derhemi e ka cilësuar vazhdimin e telenovelës “Njerëz dhe Fate” si sfidën e jetës së tij.

Po mos ta merrja unë këtë hap nuk do të bëhej e mundur”, tha ai.

Arben Derhemi, i cili ka patur personazhin e Florit te “Njerëz dhe Fate” tha se dhe vazhdimi, sikurse pritet, do të jetë shumë i suksesshëm dhe se ngjarjet do të jenë edhe më të forta se në seritë e para.

Ai zbuloi se kasti i aktorëve do të jetë 80% i atyre që kanë qenë, duke filluar nga vetë ai, Robert Ndrenika, Alfred Trebicka, Eni Jani, Pavlina Mani e cila do të jetë sa në Amerikë aty ku ajo jeton, sa në Shqipëri, “Do ta ndërlidhim me jetën e saj atje”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button