ShowBiz
Momente gazmore dhe të qeshura pafund, Albano bën karate, Dijonisi dhe Buçko marrin vallen
Momente gazmore janë regjistruar edhe këtë të martë në “Ferma VIP”. Renisi dhuroi atmosferë duke luajtur në kitarë, performancë të cilës iu bashkangjit edhe kërcëimi krejtësisht i pazakontë për rrymën muzikore i Dijonisit dhe Gledisit. Kërcimi i tyre shkaktoi të qeshura dhe momente gazmore në shtëpi.
Nga ana tjetër, Albano po demonstronte “forcën” ndaj Egzonit, i cili nuk mbante dot të qeshurën ndaj veprimeve gazmore të aktorit.
Po ashtu, nuk kanë munguar as leksionet e pianos, një instrument muzikor që është kthyer në “sfidën” e fermerëve./vizionplus.tv/