Lajme

Do lehtësojë ndjeshëm trafikun/ Në prag të sezonit turistik, ja kur do hapet “ByPass”-i i Radhimës

“Baypass-i” parashikon veç trasesë qe do te jete e gjate rreth 2,2 km edhe dy korsi kalimi

Në prag të sezonit turistik ByPass i Radhimës do të hapet për qarkullimin e mjeteve.

Ky investim është pjesë e rrugës Vlorë-Orikum, dhe ka një vlerë prej 2 milion eurosh dhe synon të  përmirësojë trafikun në një nga akset më problematike kryesisht gjatë sezonit. Kreu i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha tha se në qershor është parashikuar mbyllja e trasesë dhe asfaltimi i një  prej korsive.

“Baypass-i” parashikon veç trasesë qe do te jete e gjate rreth 2,2 km edhe dy korsi kalimi me gjerësi totale 7 metra dhe trotuar e ndriçim përgjatë gjithë segmentit. Në projekt janë parashikuar dy “Bay pass-e” në krah të rrugës Vlorë-Orikum/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button