ShowBiz
Dhoma e gjumit përmbys dhe e shkatërruar, çfarë ndodhi orët e vona të natës në BBVip
Së fundmi, protagonistë janë bërë Jetmiri, Lidi dhe Liami
Lojërat dhe ngacmimet mes banorëve brenda shtëpisë së Big Brother VIP nuk kanë të ndalur.
As orët e vona nuk i ndalin konkurrentët të thurin plane apo “kurthe” ndaj njëri-tjetrit.
Së fundmi, protagonistë janë bërë Jetmiri, Lidi dhe Liami që u panë duke përmbysur krevatët e Julit dhe Erjolës.
Ata në fshehtësi pa praninë e dyshes, i kanë ngritur dyshekët dhe i kanë përmbysur duke e bërë dhomën e gjumit të duket në kaos total.
Veprimi i tyre nuk është pritur mirë nga Meritoni i cili i ka kritikuar duke thënë se kjo nuk është mënyra për të luajtur.
/gsh