Çifti më i ri në showbiz? Dea Vieri dhe Drini Zeqo bëjnë lëmsh rrjetin
Dea Vieri dhe Drini Zeqo janë dy prej ish-banorëve të këtij BBV3. Mirëpo, edhe pse nuk jetuan asnjë ditë bashkë në shtëpinë e famshme, ata janë njohur jashtë dhe duket se kanë krijuar një miqësi shumë të fortë. Fillimisht ishte një foto e të dyve me Ledjonën e tani dy foto të tyre bashkë, shumë të afërt, që kanë bërë lëmsh rrjetin.
“Shikoni foton tjetër për të parë lumturinë”, i mbishkruan Dea dy fotot me Drinin, i cili në foton e dytë e ka përqafuar dhe shfaqet duke e puthur në faqe.
Mes shumë komenteve, ka bërë përshtypje ai i njërit prej opinionistëve të “Fan Club”, Ronaldo Sharkës, i cili komenton:
“Urime! U plakshi bashkë dhe me ndonjë bebush, i lumtur për ju!”
Përgjigjja e Deas nuk ka vonuar, e cila e bën të qartë se janë thjesht miq.
Nuk e dimë nëse nga kjo miqësi është duke lindur diçka më shumë, por duhet të themi se Dea dhe Drini duken shumë të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit. / BW