Rajoni

Beogradi humbet betejën diplomatike, dorëzohet Serbia: Pritet miratimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE!

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pritet që këtë të martë ta miratojë raportin për pranimin e Kosovës në këtë institucion.

Sipas tij ka disa vende që besojnë që pranimi i Kosovës në KiE është i parakohshëm pa themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Megjithatë ai deklaron se kjo nuk do të triumfojë.

Gjithçka është e mundur. E vërteta nuk ka më rëndësi, por rëndësi kanë interesat. Serbia po përballet me aktorë të këqij në arenën ndërkombëtare. Do të shohim nëse vendet janë gati për ta pranuar ofertën e Kosovës, për çfarë besojmë se është e papranueshme”, ka thënë Daçiç për B92 duke shpresuar te vendimi i 16 majit./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button