Lajme
“Ato mandate u morën me gjak dhe me sakrifica”, Meta: Në Berat më rrëmbyen çunin 17 vjeç
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur lidhur me mandatet të cilat sipas tij u morën me gjak dhe me sakrifica.
I ftuar në emisionin “Opinion” ai ka rrëfyer se gjatë fushatës i kanë rrëmbyer dhe dhunuar djalin 17-vjeçar në Berat dhe Fier.
“Vajta në Lezhë dhe më ndiqnin bandita, në Berat më rrëmbyen çunin 17 vjeç, ma rrëmbyen bandat e Beratit, u shkova atje në fole ku e kishin ata dhe e liruan. Vajta në Fier i ranë çunit 17 vjeç me lopatë në kurriz ata. Ato mandate u morën me gjak dhe me sakrifica.”, tha Meta./albeu