Sport

‘Urime djali im’, e ëma uron Granit Xhakën për titullin kampion në Bundesligë! S’mungon flamuri kuqezi 

Granit Xhaka ishte protagonisti i një sezoni të madh me Bayer Leverkusen. “Aspirinat” fituan 5-0 kundër Uerder Bremen dhe siguruan titullin e parë kampion në histori.

Pesë javë para fundit të sezonit, Leverkusen siguroi matematikisht titullin dhe festa ishte e madhe. Në këtë triumf nuk mund të mungonte as një lojtar me gjak shqiptar si Granit Xhaka, si edhe flamuri kuqezi në stadium.

Mesfushori kishte familjen në stadium, me të ëmën që uroi Xhakën. ‘Blick Sport’ ka publikuar një video ku shihet mesfushori shqiptar duke u përqafuar me nënën e tij, gruan dhe dy vajzat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button