ShowBiz
“Oh, vdiqa”- Shuhen “gjakrat”? Romeo shkrin së qeshuri Meritonin me veprimin e tij
Romeo dhe Meritoni e konsideronin njëri-tjetrin miq të ngushtë ditën që hynë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Megjithatë nuk kaloi shumë kur filluan përplasjet e tyre të para brenda “BBVA3”.
Tani ata e quajnë njëri-tjetrin armiq madje arrijnë deri aty sa ofendohen mes tyre.
Por, mbrëmjen e djeshme një gjest i Romeos e ka bërë Meritonin të qeshë me të madhe.
Ka qenë aktori i cili ka imituar bashkëpatriotin e tij vlonjat, Jetmirin, me të cilin është në konflikt të vazhdueshëm.
Meritoni nuk ka mbajtur të qeshurën duke thënë: Oh vdiqa!/OraNews