Lajme

Liqeni i Shkodrës, tashmë i vizitueshëm me varka nga të gjithë turistët

Varkat turistike në Liqenin e Shkodrës janë gati për t’u provuar tashmë nga të gjithë turistët.

Pranë molit të Shirokës janë ankoruar tashmë dy varkat e para turistike me kapacitet 33 vende secila, që janë një mundësi për vizitorët në Shirokë për të shijuar magjinë e liqenit më të madh në Ballkan.

Ndërkohë vrkat i shtohen një rrjeti ndërhyrjesh që ka nisur me krijimin e 3 moleve përgjatë liqenit dhe lumit Buna. Dy molet në Shirokë dhe Zogaj kanë përfunduar, kur në një kohë të shkurtër do të përfundojë edhe edhe ajo pranë Urës së Bunës, të cilat së bashku krijojnë një rrjet molesh për ankorimin e varkave turistike dhe rikthimin e lundrimit elitar në këtë pasuri ujore të Shkodrës në shërbim të turizmit.

Kujtojmë se vitet e fundit e gjithë pjesa veriore e Shqipërisë ka njohur një fluks të konsiderueshëm turistësht, që për fat janë gjithnjë në rritje. Kjo ndihmon të gjithë banorët që të shmangin “trendin” e largimit nga vendi dhe t’i përkushtohen biznesit në natyrën e mrekullueshme që i zotërojnë si prona të tyre./LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button