POP NEW

Kur Tinka Kurti kërceu me këmbët jashtë mbi tavolinë në 1958-ën! Shkrimtari: Moment revolucionar, shumë sensuale

Primo Shllaku, i ftuar në “E diell”, foli për jetën e tij por preku pak edhe atë të aktores së madhe Tinka Kurti.

Ai tregon se babai i tij vinte në skenë, skena teatrale të mëdha në Teatrin Migjeni, disa që sipas tij ende mbahen mend.

Një nga këto shfaqe është edhe ajo sovjetike e vitit 1958, ku rolin kryesor e ka luajtur Tinka Kurti, një rol të cilin Shkallu e quan revolucionar për shoqërinë, sepse ajo kërceu mbi tavolinë, duke ekspozuar këmbët. Ky moment thotë shkrimtari, ishte kulminant edhe për karrierën e saj.

“Sepse për herë të parë në një skenë teatri shqiptar, për një publik shumë të ngushtë nga pikëpamja e tolerancës, aktorja Tinka Kurti hipën sipër tavolinës dhe kërcen me këmbët përjashta. Ishte pjesa e tillë, baba insistoi që shfaqa të vihej pikë për pikë si ta kishte shkruar autori. Ajo theu dyert, Tinka ka qenë në kulim e rolit të saj, nuk e kam parë në një rol më femëror dhe më sensuale se aty”, tha Primo Shllaku. / Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button