Life Style
E bukur si Marilyn Monroe, ja disa këshilla nga ikona e sensualitetit
Ikona e kinematografise Marilyn Monroe është konsideruar si ndër femërat më të bukura dhe joshese të ekranit
Dhe pse kanë kaluar 62 vite nga vdekja e saj, Monroe mbetet ende një frymëzim për të gjithë, të rinjtë, stililistët dhe shtëpitë e modës. Por si mund të bëhemi ne si ajo?
5 këshillat e modës që duhet ti keni parasysh nga Marilyn Monroe.
- Një ndër këshillat që do të mbahet mend nga të gjithë, është që ne duhet të pranojmë dhe të përqafojmë defektet tona pasi nuk jemi perfekt
- Fustani i zi i derdhur pas trupit nuk duhet të mungojë në garderobe, por ajo gjithashtu ka qënë një fanse e fustanit ngjyrë të bardhë. Madje kur përmendim Marilyn Monroe është e pamundur të na vijë në mendje fustani i bardhë, flokët me onde platin dhe buzët e kuqe.
- Takat e larta janë miqtë më të mirë të çdo gruaje, sipas Marilyn Monroe.
- Veshja juaj nuk do të jetë asnjëherë e kompletuar pa aksesoret. Aksesorët janë detaji që bëjnë diferencën.
- E kuqja ishte ngjyra e preferuar e Marilyn Monroe dhe dukej kaq tërheqëse dhe sensuale kur lyente buzët e kuqe. Një buzëkuq të kuq duhet ta ketë çdo vajze pasi nuk do të dalë asnjëherë nga moda dhe për më tepër i shkon kujdo, qofte bjonde, apo brune. Sipas Marilyn Monroe duhet të vishni sa me shumë ngjyrën e kuqe pasi përcjell vetëbesim tek të tjerët dhe siguri tek vetja juaj./gijotina