Life Style

Gruaja që ka ndjekur 20 eklipse diellore, 63-vjeçarja ka udhëtuar në të shtatë kontinentet dhe gjashtë oqeane

Leticia Ferrer, një grua 63-vjeçare që jeton në Teksasin e Veriut, ka ndjekur 20 eklipse diellore totale që nga viti 1998 deri me sot…

Që atëherë, ajo ka udhëtuar në të shtatë kontinentet dhe gjashtë oqeane dhe që nga ai vit nuk ka humbur asnjë.

Është një ndjenjë e tillë në shpirtin tim, saqë jam shumë mirënjohëse që jam atje dhe kaq e lumtur që e shoh.

Unë jam e varur nga kjo ndjenjë, duke qenë se, për ato pak sekonda apo minuta, duke qenë një me universin dhe duke qenë vërtet e pranishme dhe duke e ndjerë atë.

Jeta ime matet me eklipse.”

Ferrer, e cila ka gjithashtu një podcast me temën e eklipsit të quajtur “Totality Talks”, nga klikueshmëria mbledh para për shpenzimet e udhëtimit dhe sigurohet që të marrë pushime për eklipset totale diellore.

Ndryshe nga eklipset e tjera totale diellore, Ferrer dhe bashkëshorti i saj nuk udhëtuan për ngjarjen e 8 Prillit, sepse zona e Dallasit ku ata jetojnë ishte brenda shtegut të tërësisë së eklipsit.

Ferrer tha se kjo nuk ka ndodhur që nga viti 1878.

“Pra, e para në Amerikën e Veriut ishte viti 1991.

E dyta në Amerikën e Veriut ishte në vitin 2017, dhe kjo është e treta.

Por unë kam qenë në Evropë për njërën prej tyre.

Tani kam shkuar dy herë në Afrikë, në Australi tre here, në Antarktidë dy here dhe në Azi tre herë.

Oh, kam kaluar dhe disa oqeane në mes të Atlantikut si dhe në mes të Paqësorit. Nuk ishte askund në tokë.”

Ferrer tha se shpreson të arrijë moshën 103-vjeçare për të parë eklipsin e saj të plotë të 50-të diellor.

Përafërsisht pesë milionë njerëz udhëtuan në zonat ku mund të shihej eklipsi total, ndërsa mbi 32 milionë njerëz të tjerë në Meksikë, SHBA dhe Kanada patën mundësinë të shijonin eklipsin i cili në total zgjati rreth 4 orë, duke rrugëtuar nëpër kontinent.

Ndër personat që ndoqën me kuriozitet këtë ngjarje ishin edhe presidenti Xho Bajden, Udhëheqësi i shumicës në Senatin amerikan, Chuck Schumer, si kryeministri kanadez, Justin Trudeau/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button