Life Style

Historia tragjike e xhaxhait të Rikard Ljarjas, që mund ta merrte më qafë aktorin e njohur

Nga Albert Shala

Foton e mesiperme e ka bere te kafeneja e njohur E88 ne Tirane disa vite te shkuara aktori i mirenjohur Xhemil Tagani, ndjese paste, i cili e ka pase pasion te vecante fotografine.

E nxorra nga arkivi im i varfer kete foto sepse sot Rikardi ka diten e lindjes. Do te ishte 80 vjec.

Si shume shoke e miq te hershem apo te rinj te tij, kam plot kujtime nga marredhenit me kete figure shume te dashur, e do te shtoja nder me populloret, e artitit tone.

Ai e humbi luften per jeten dy vite me pare, shkoi ne amshim, por nuk harrohet per gjithcka cfare la pas- figuren e nje artisti shume dimensional, shembullin e njeriut te kulturuar, portretin e dashur te skalitur ne filma, ne librat qe shkroi e pikturat qe realizoi, sepse i tille- i gjithanshem ne prirjet e kerkesat ndaj vetes ishte ai.

Sot, ne kete pervjetor te lindjes te shokut tim te hershem, duke reflektuar per te shkuaren qe lame pas po sjell disa mendime per sfidat qe e shoqerojne artistin, ne rastin konkret- Rikardin zemerbute e shume miqesor me kedo-, ne luften per jeten, per te bere me te miren e mundshme ne ate fushe ku punoi e dha gjithcka.

Rikardi u be figure nder me te dashura per publikun e gjere ne fund te viteve 60-te sidomos me figuren qe krijoi ne filmin e mirenjohur “Komisari i drites”, rol qe e luajti shkelqyeshem. Emri tij permendej atehere ne cdo mjedis me respekt per lojen aktoriale, por edhe per ate shpirt te bute e te vendosur qe percillte ne rolin qe iu besua te mesuesit Ndrec Ndue Gjoka.

Dhe Rikardi permendej plot dashuri e respekt, vec te tjerave, sepse ka qene vertete nje djale i pashem, i sjellshem e plot kulture, i cili duke nisur nga ai start i nivelit te larte  hyri ne analet e kinematografise sone si nje artist shume cilesor edhe me plot role te tjere, njeri me i bukur se tjetri.

A kishte pengesa per kete artist te ri, i cili u vu ne balle te figurave te shumta qe krijonte filmi shqiptar, ne rastin konkret ne saje te dashamiresise se regjisorit te madh, Dhimiter Anagnosti dhe Roza Xhuxhes (Anagnosti), shoqe rinie e artistit. Them se po. Fare pak vite me vone, pas suksesit te jashtezakonshem ne rolit te tij te “Komisari i drites” e jo vetem ne kete film, ne vitin 1969 ne Korce u sajua nje grup armiqsor, i quajtur “Grupi i polakeve”, ku u perfshi cuditerisht edhe nje inxhinier shume i njohur dhe i zoti, Gasper Ljarja.

Ishte xhaxhai 60 vjecar i Rikardit, i vendosur prej vitesh ne kete qytet, nje shkencetar i vertete i industrise sone kimike, mbaruar studimet jashte, ish- drejtor i gimnazit te Shkodres para luftes, specialist me kontribute te cmuara ne fushen ku ishte i vetmi ne vitet 50-60- te ne ngritjen e shume linjave te fushes se tij ne fabrika e punishte te vendit. Gjithcka e realizuar plot pasion punesh te mira e atdhedashuri nga ky specalist i talentuar u shumezua me zero. Asgje nuk kishte bere ingjinieri i mirenjohur qe te shkonte dhjete vjetet e fundit e jetes se tij ne burgjet e diktatures. Por strukturat okulte te pushtetit te kohes nuk mendonin keshtu.

A kishte nje lidhje mes ketij arestimi te bujshem e pa asnje taban te ketij specialisti ne preg te pensionit me lavdine ne ngritje te nipit te tij, Rikardit? Mendja prej kohesh me ke thene se po. Ne kete rast nuk eshte fjala per ate “garen e bukur” qe gelon ne grupe shoqerore, si mes artisteve, mjekeve, e ne shume mjedise, por per politika te sterholluara te zbatuara nga segmentet me represive te pushtetit te kohes, politika qe s’te linin te ngrije koke, te merrnin frymen e shpirtin, te godisnin ne brinje me fis, pra me rrenje e dege.

Asnjehere nuk e bisedova kete teme delikate me Nikon, djalin e xhaxhait te Rikardit, te cilit ne moshen 18 vjec i mori nje drejtim ogurzi jeta e mundimshme plot enderra te thyera nga arresimi i te atit, por bindja ime ka qene prej kohesh qe nje lidhje e tille ne ngjarjet qe pasuan karrieren e Rikardit e kishin diku ngjizjen, ne ato dosjet e erreta qe merrnin ne qafe mijera njerez.

Dhe sikur te mos mjaftonte kjo sfide per karrieren brilante te artistit Rikard, i cili po bente histori me rolet e tij ne kinematografi, me punen si aktor, regjizor e skenarist, perseri ne rrugen e tij te artit qe e donte sa jeten, u shfaq nje tjeter pengese. Ai bashkepunoi me letrarin e ri Bashkim Shehun per realizmin e filmit “Sketerre 43”, kur babai i ketij te fundit, Mehmet Shehu, ishte numuri dy i rregjimit, dhe papritmas u shpall armiku me i madh i partise ne pushtet!

Dihet c’u be me ate film, dihet c’u be me Bashkimin e familjen e tij, por ciflet e kesaj lufte absurde synonin ne ate kohe te preknin edhe Rikardin, perse jo, edhe Kinostudion si institucion. Perseri shpetoi. Shpetoi ne saje te punes e te emrit te tij, por jo pa trazime serioze ne shpirt, jo pa sterkembeca e pikepyetje, qe i perballoi me kujdes maksimal qe te mos i shkiste kemba per asnje cast.

Kjo ngjarje i takon kulmit te karrieres se mikut tim te vjeter, 12 vjet pas “goditjes se pare”, kur Gasper Ljarja i liruar nga burgu dhjetevjecare gezoi vetem pak dite liri prane familjes e shkoi ne amshim.

Ja, keto mendime me zgjuan heret sot, ne diten e 80 vjetorit te lindjes se Rikardit, mendime qe i kam bluar ne disa raste edhe ne bisedat me te, kur ai me qetesine e tij te mrekullueshme, me butesin e shpirtit e dashurine per njerezit e vendin, pa pase “asnje peng per te shkuaren”, sic e ka lene vete “amanet”, ndertoi emrin e tij, te nje nder artistet me popullor e te dashur per cilindo mes nesh.

Sa te kem jete do ta kujtoj mikun tim te nderuar, duke i percjelle Marietes, dy femijeve te tyre, te aferme te Rikardit, komunitetit te artisteve qe e kane pase e do ta kene ate shembull, ngushellimet me te sinqerta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button