Lajme

Shpërthimi në Prishtinë – reperi Noga besohet se ishte cak i sulmit

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e së premtes në lagjen “Universitetit” në Prishtinë, prej të cilit u dëmtuan gjashtë vetura.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci konfirmoi për Telegrafin rastin, derisa tha se bëhet fjalë për shpërthimin e një granatë dore.

“Rreth orës 07:00 është pranuar informata për një shpërthim në rrugën ‘Zekirja Cana’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz”, theksoi ai.

Por, sipas raportimeve të shumta, besohet se cak i sulmit të ketë qenë reperi Agon Abdullahu, i njohur si Noga, por se detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.

Lidhur me rastin, u deklarua edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Prokurori kujdestar është njoftuar për këtë rast. Me urdhër të njëjtit janë iniciuar hetime, derisa në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore me qellim te sqarimit te rrethanave të këtij rasti dhe identifikimit të dyshuarit/ve”, deklaroi Ulaj. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button